Edhe Kosova preket nga kolapsi global kibernetik

Kompania për Furnizim me Energji Elektrike e Kosovës (KESCO) ka bërë të ditur se është prekur nga kolapsi kibernetik që ka përfshirë tërë botën të premten.

KESCO ka thënë se të gjitha kërkesat po hasin në vështirësi për t’i procesuar në departamentet përkatëse për shkak të rënies së sistemit kompjuterik.

“Sistemi i Sigurisë Kibernetike #“Croëdstrike Global” ka lajmëruar opinionin e gjerë për një gabim në sistemin e tyre. Rrjedhimisht, ky problem nuk është specifik në KESCO, por është problem që ka afektuar të gjitha kompanitë e mëdha globale. Ekipet përkatëse janë në kontakt me kompanitë botërore, si #Microsoft, #Croëdstrike Global etj. dhe po punohet në zgjidhjen e këtij problemi”, njoftoi KESCO.

Njësia Nacionale për Siguri Kibernetike ka thënë se incidenti shkakton probleme gjatë ristartimit të sistemit operativ Microsoft Windows.

“Në rast të këtij problemi, sipas udhëzimeve teknike të proklamuara deri më tani, është e nevojshme që të fshihen fajllat ‘C-00000291*.sys’ nga direktoriumi ‘C\Windows\System32\drivers\CrowdStrike’ në Save Mode”, ka thënë ky organ përmes një postimi në Facebook.

SHKARKO APP