Edhe Thaçi drejt Lensit: Forca kuqezinj!
Kryeministri Hashim Thaçi niset drejt Lensit ku do të luhet ndeshja Shqipëri- Zvicër.
Në një postim në facebook Thaç shkruan:
“Rrugës për në Lens, bashkë edhe me aktorët Blerim Destani, Xhevdet Jashari dhe këngëtarët MC Kresha dhe Noizy, ku do të ndjekim nga afër debutimin historik të Shqipërisë në Euro 2016 përballë Zvicrës. 29 nga gjithsej 46 futbollistë në fushë sot janë shqiptarë, gjë që rrallë mbahet mend të jetë shënuar në historinë e sportit më popullor në botë. Forca kuqezinjtë! HTH”.