Edi Rama anullon vizitën në Kosovë

Dje në Kosovë ishte Ilir Meta, i cili deklaroi ashpër se ndalimi i ish-kryeministrit Haradinaj është i padrejtë. Ndërkohë pas Metës do të shkonte edhe kryeministri Rama, por Edi Rama ka anuluar një vizitë që kishte planifikuar sot në Kosovë.

Lajmi bëhet i ditur nga zyrtarë të AAK, shkruan ‘Indeksi online’. “Dje kemi pasur një telefonatë nga kabineti i kryeministrit Edi Rama, ku na është konfirmuar se të hënën në ora 12:30 do të vij për vizitë kryeministri, mirëpo më pas prapë nga kabineti na kanë njoftuar se kryeministri nuk mund të vij në Kosovë për arsyeje ende të panjohura”, ka thënë një zyrtar i lartë i AAK-së. Gjatë ditës së djeshme, partinë e Ramush Haradinajt që ndodhet në paraburgim në Francë e ka vizituar edhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta.

Nuk dihet saktësisht se përse kryeministri anulloi vizitën në Kosovë, por informacione jo zyrtare tregojnë se kryeministri shqiptar ka marrë një sms nga Presidenti i Kosovës, Thaçi. Nuk dihet se çfarë ka patur brenda kësaj sms-je, por fakti që Kryeministri ka anulluar në momentin e fundit nisjen për Kosovë tregon se diçka nuk shkon në atë sms të mbërritur në telefonin e kryeministrit shqiptar.

Protestat në Kosovë

Gjatë ditës së mërkurë në shtatë qendra të mëdha të Kosovës do të mbahet një protestë për lirimin e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt i cili u ndalua nga autoritete franceze.

Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e Kryesisë së kësaj partie.

“Sot kemi mbajtur mbledhjen e kryesisë, është dhënë një mbështetje nga të gjitha strukturat e partisë në përkrahje të zotit Haradinaj dhe është vendosur që të mërkurën në ora 12:00 të mbahet protesta në shtatë regjione të Kosovës, Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren”, ka thene shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Pal Lekaj.

SHKARKO APP