Edi Rama: Turpi i BE me Kosovën

Kur kanë mbetur vetëm katër ditë para ditës së pavarësisë së Kosovës kryeministri Rama është intervistuar nga gazetari Lutfi Dervishi, lidhur me ecurinë e këtij shteti gjatë këtyre 10 viteve që lamë pas.

Ndër të tjera kryeministri shqiptar ka kritikuar politikën kosovare. “Po diskreditohet Kosova, dhe nuk është çështja e vizave, patjetër që liberalizimi i vizave është një domosdoshmëri, patjetër që vendosja e vizave si kusht për Kosovën ndërkohë që Serbia po negocion antarësimin dhe ende nuk ka zgjidhur asgjë në raport me kosovën në kuptimin edhe të kufirit lë ashumë vend për diskuttim.

Por përtej krejt këtij diskutimi dhe përtej liberalizimit të vizave bëhet fjale për një shfaqje papjekurie. Të cilën Kosova nuk e ak luksin ta japë në sytë e partnerëve tënë ndërkombëtarë, në sytë e atyrë të cilët janë edhe fuqia që lindi shtetin e Kosovës”, ka qene mesazhi që Edi Rama i ka dhënë politikës së shtetit të Kosovës. Kujtojmë se kushti themelor për liberalizimin e vizave për Kosovën është vendosja e kufirit me Malin e Zi.

Për Kryeministrin Edi Rama, fakti që qytetarët e Kosovës nuk lëvizin lirisht pa viza në BE është “një turp”.

“Është e turpshme.

Ata kanë argumentet e tyre që i besojnë, por s’ka asnjë argumentet që mua më bën të besoj e pranoj që sot të ketë një popull që s’lëviz dot si gjithë popujt e tjerë të Europës dhe ky të jetë populli i Kosovës.

Që të ketë njerëz në Kosovë që kanë lëvizur lirisht me pasaportën e Serbisë, dhe nuk lëvizin dot lirisht me pasaportën e Kosovës. Është e pamundur që unë ta pranoj këtë gjë.

Pastaj mund të nxirren argumente, mund të diskutohet për pse-në dhe si-në. Mund të arrihet deri te kufiri me Malin e Zi, por ky është në fakt një turp i Bashkimit Europian”,tha Rama në emisionin “Përballje”, transmetuar mbrëmjen e sotme në RTSH.

SHKARKO APP