Edi Rama vizitë zyrtare në Kosovë më datë 27 shtator

Pas ftesës që kryeministri i Kosovës Albin Kurti i bëri, menjëherë pasi të kthehet nga New York këtë të dielë, kryeministri Edi Rama do të nis të hënën (27 shtator) vizitën zyrtare në Kosovë.

Rama dhe një pjesë e kabinetit qeveritar do të udhëtojnë të hënën drejt Prishtinës. Bëhet fjalë për një vizitë një-ditore.

Më parë në Kosovë ishin edhe Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe Ministrja e Shtetit për Punët me Parlamentin, Elisa Spiropali.

SHKARKO APP