Edita Tahiri: Me Serbinë nuk diskutohet “Trepça”
Ministrja pa Portofol, Edita Tahiri, e cila është pjesë e dialogut me Serbinë, thotë se “Trepça” nuk diskutohet me Serbinë.
“Trepça dhe pasuritë e tjera shtetërore të Kosovës janë nën sovranitetin e shtetit të Kosovës, ato asnjëherë dhe me askënd nuk do të diskutohen”, tha Tahiri për RTV21.
Tashmë Kuvendi ka miratuar Ligjin për Ndërmarrjet Publike, ka mbetur të riformulohet neni 11.3 për shkak të kritikave të shumta se u jep kompetenca komunave. Tahiri tha se komunat do të kenë kompetenca vetëm në periudhën e shpronësimit, në funksion të kësaj kompanie.
Ajo tha se qeveria do të krijojë një grup ekspertësh, për të bërë ligjin e veçantë për “Trepçën” e cila, sipas saj, do të zhvillojë veprimtarinë në partneritet publiko-privat.
Ndërkohë, protestat që u organizuan nga Vetëvendosje e që u mbështetën nga AAK-ja dhe NISMA për çështjen e “Trepçës”, ajo i quan pretekst politik