Eksodi “biblik” i kosovarëve (VIDEO)

para se të vinte autobusi, qytetarët vraponin drejt derës për të siguruar një vend. Gjatë shtyrjeve më së keqi e pësonin fëmijët. Përveç frikësimit, ata rrezikonin të shtypeshin e të rrëzoheshin nga krahët e prindërve të tyre

Nuk mungonin lotët e familjarëve që kishin dalë për t'i përcjellë të afërmit e tyre. Në stacion kishin dalë edhe të tjerë që nuk përcillnin askënd dhe shihnin me kureshtje se çfarë po ndodh. Njëri nga ta mundohej t'i ndalte bashkatdhetarët e tij të mos e lëshojnë vendin, duke iu thënë shoferëve se janë kontrabandistë.

"Jam në gjendje ta jap edhe jetën vetëm për t'i ndalë këta njerëz të mos e lëshojnë vendin. Këta janë spiunët e Serbisë që po bartin njerëzit", thotë ai, raporton Express.

Qytetarët fajin për ikjet ia lënë qeverisë dhe thonë se shkak i ikjeve është gjendja ekonomike:

"Më kanë ikë 4 anëtarë të familjes. Të gjithë këta që po ikin janë raste sociale. E përcolla mbesën. Isa Mustafa e Hashim Thaçi është më mirë të merren me ikjet sesa me Jabllanovicin".

Në fund, dera e autobusit mezi mbyllej. Disa udhëtarë mbeteshin në këmbë deri në Beograd. Kishte të që tjerë nuk arrinin të hipnin fare, duke mbetur me shpresën se do të ketë një vend për ta ditën e nesërme.

"Vëllai nuk ka hipur ende në autobus, nuk ka vend, është me gruan dhe fëmijët. 200 njerëz në autobus, autobusi zë vetëm 45 persona", thotë një qytetar.

Sipas statistikave të fundit, numri i qytetarëve kosovarë që kanë dalë jashtë vendit është mbi 24 mijë dhe po vazhdon të rritet.

SHKARKO APP