Eksploziv në makinën e nënkryetarit të Kuvendit

Automjeti tip ‘Peugeot’ i nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Sllavko Simiq është hedhur në erë me eksploziv në Leposaviq, para banesës së tij.

Ngjarja ka ndodhur në mesnatë dhe nuk ka të lënduar nga flakët por vetëm dëme materiale. Sllavko Simiq është nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Serbe.

“Mbrëmë pas mesnatës, saktësisht rreth orës 1:30, para ndërtesës ku jeton Sllavko Simiq në Leposaviq, është hedhur eksploziv në automjetin e deputetit Simiq me ç’rast automjeti është djegur i tërë”, kanë thënë burimet e KosovaPress.

Swiss Digital Desktop Reklama

Simiq është deputet në Parlamentin e Kosovës, nënkryetar i Listës Serbe si dhe kryetari i Listës Serbe per qarkun e Mitrovicës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?