EMRAT DHE FOTOT, ja komandantët dhe ushtarët e UÇK-së të vrarë pas lufte

 

Luftëtarët vdesin në luftë, por në Maqedoni ndodh ndryshe. Një pjesë e tyre janë vrarë pas mbarimit të saj. Rasti më i fundit ndodhi pasditen e djeshme në Kumanovë, ku pas një përplasje me armë mbeti i vdekur Xhemail Rexhepi, i njohur ndryshe si Komandant Shqiponja.

Por nuk mungojnë as rastet e tjera. Vrasjet më të famshme, edhe për shkak të situatave se si kanë ndodhur, janë ato të Komandat Telit dhe Komandat Kushtrimit, Harun Aliu.

I pari u vra pabesisht në Gazi Babë, disa ditë pas mbarimit të luftës dhe pak ditë para nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa i dyti në një pritë të mirëorganizuar.

Por nuk duhet harruar edhe ngjarja e 9 dhe 10 majit në Lagjen e Trimave në Kumanovë, ku humbën jetën 10 ish pjesëtarë të UÇK-së, shkruan Portali Albeu.

 

SHKARKO APP