Engel: S’ka integrim në BE për Serbinë pa njohur Kosovën

Ndërsa dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, duket sikur ka ngrirë, kongresmeni amerikan, Eliot Engel ka paralajmëruar Serbinë se nuk do të ketë integrim në Bashkimin Evropian pa njohjen e Kosovës.

Engel iu referua apelit të ambasadorit gjerman Christoph Heusgen në Këshillin e Sigurimit, që tha se Kosova është e pavarur, dhe njohja e këtij realiteti është e vetmja mënyrë që Serbia të ecë përpara në rrugën drejt Europës.

“Serbia duhet t’i trajtojë me shumë kujdes fjalët e ambasadorit gjerman Christoph Heusgen në Këshillin e Sigurimit të bëra të enjten, sepse nuk do të mund të integrohen në Bashkimin Evropian derisa nuk e njohin Kosovën”,- u shpreh ai.

Njohja e Kosovës nga ana e Serbisë duket një realitet i largët në kushtet ku mes vendeve ka një debat për tarifat ndaj produkteve serbe. Po ashtu edhe teza e korigjimit te kufirit mban pezull njohjen reciproke.

SHKARKO APP