Enver Hoxhaj i përgjigjet ministrit rus

Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratave të Ministrit të Jashtëm të Rusisë Sergey Lavrov, i cili sot ka pritur në Moskë kryedipomatin serb Ivica Dacic. Atje, Lavrov ka adresuar kritika ndaj Qeverisë së Kosovës që po e saboton Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe ndërsa ka ka kritikuar edhe “shkeljen e të drejtave të serbëve në baza ditore”.
Ministria e Jashmte e Rusisë sot ka qenë aktive në rrjetet sociale derisa kryeqytetin rus e ka vizituar Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Dacic. Në deklaratat në Tëitter, Ministria e Jashtme e Rusisë ka kritikuar Kosovën se po e saboton Asociacionin e komunave me shumicë serbe ndërsa nuk kanë munguar as kritikat për të drejtat e serbëve të Kosovës, të cilat sipas Moskës shkelen në baza ditore.

Ndaj këtyre komenteve ka reaguar ish-Ministri Hoxhaj.

“I tmerruar me komentet nxitëse, ndërhyrëse, dhe të pavërteta të Lavrovit mbi Kosovën. Qëndrimet e Ministrit të Jashtëm rus janë të dëmshme për bashkëpunimin dhe dialogun rajonal” ka thënë Hoxhaj.

Ndërkohë nuk kanë munguar as kritikat ndaj palës serbe.

“Serbia duhet të vendos nëse do t’i bashkëngjitet bashkësisë ndërkombëtare demokratike apo t’a përafrojë besnikërinë e saj ndaj Rusisë dhe shteteve jo-demokratike” ka shtuar Hoxhaj.

SHKARKO APP