Epidemiologu kosovar bën parashikimin: Ja kur do të ‘dobësohet’ koronavirusi

Epidemiologu Isuf Dedushaj teksa ka bërë parashikimin e tij, theksoi se mundet që situata të përmirësohet nga fundi i prillit.

Dedushaj në RTV Dukagjini thotë se maksimumi java e fundit e prillit do të fillojë rënia e numrit të infektuarve me coronavirus në Kosovë

“Këto sëmundje që përhapen me spërkla janë si kashta kur ndizet. E arrin kurbën dhe pastaj shuhet. Mendoj se edhe kjo sëmundje është duke arritur kurbën”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai thotë se në bazë të hulumtimeve matematikore COVID-19 është 20 herë më i rrezikshëm se gripi i zakonshëm. Epidemiologu thotë se gjatë muajve të verës ky virus është vështirë të mbijetojë në temperatura të larta.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Edhe nëse vazhdon gjatë verës, shpresoj se do të ketë raste shumë të pakta”, tha ndër të tjera epidemiologu Isuf Dedushaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?