Erdogan letër Albin Kurtit: Rishiko vendimin për ambasadën në Jesusalem
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka dërguar ditën e sotme një letër urimi kryeministrit të ri të zgjedhur të Kosovës, Albin Kurti.
Në letrën e tij të urimit Erdogan ka shprehur shqetësimin me hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem teksa i ka bërë thirrje Qeverisë që ta rishikojë këtë vendim brenda kornizës së rezolutave përkatëse të OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare.
“Turqia, si gjithmonë, edhe në periudhën e ardhshme, do të jetë në solidaritet në çdo fushë me populli vëlla të Kosovës. Nga ana tjetër, pasi e di se edhe ju keni gjithashtu shqetësime në lidhje me çështjen e Ambasadës së Kosovës, hapja e së cilës është njoftuar se është bërë në Jerusalem, mendoj se do të ishte e dobishme për Qeverinë tuaj të rishikonte këtë çështje brenda kornizës së rezolutave përkatëse të OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare. Me këtë rast, përsërisë urimet e mia më të mira dhe lumturinë tuaj, si dhe prosperitetin dhe mirëqenien e popullit mik dhe vëlla të Kosovës”, ka shkruar Erdogan në letër.
Ndër të tjera Erdogan në letrën e tij dërguar Kurtit po ashtu ka thënë se përfshirja Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) në Qeverinë e re të Kosovës, parti që ka fituar dy mandatet e rezervuara për komunitetin turk në Kuvendin e Kosovës, është si një tregues se Kurti i kushton vëmendje prioriteteve dhe pritjeve të komunitetit turk.
Ndërkohë kujtojmë se pas marrjes zyrtarisht të detyrës së Kryeministrit Kurti ka marrë letra urimi edhe nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, nga kryeministri i Italisë, Mario Draghi, ai i Çekisë, Andrej Babis dhe kryeministri kroat Andrej Plenkoviq.