Erdogan: Turp kryeministrit dhe bravo Presidentit!
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka folur sërish për Kosovën në kongresin e gjashte te partisë se tij ne qytetin Hatay.
Erdogan ka thënë se aksioni i arrestimit e më pas deportimit të gjashtë gulenistëve nga Kosova, nuk do të jetë i fundit.
Dhe për këtë ka falënderuar presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, ndërsa i ka thënë “turp” kryeministrit Ramush Haradinaj.
“Operacioni i fundit në Kosovë (Operacioni i MIT-it në Kosovë kundrejt strukturës së FETO-s në Ballkan) nuk është as i pari, nuk do të jetë as i fundit. Prej këtu e falënderoj presidentin e Kosovës. Por kryeministrit i them ‘Turp’. Sepse largimi nga detyra i kreut të inteligjencës, ministrit të Brendshëm, të cilët na i dhanë anëtarët e organizatës terroriste FETO, është një gabim historik. Sepse ato e bënë detyrën e tyre”, raporton Anadolu Agency (AA).
“Është miku, vëllai ynë kushdo që shkollat e FETO-s ia dorëzon Fondacionit turk Maarif, kush mbyll strehët e tyre të së keqes me pamjen e institucioneve të shoqërisë civile dhe kush i largon agjentët e tij nën pamjen e biznesmenit”, është shprehur Erdoğan.