Erion Veliaj pret kryetarin e Komisionit të Ligjeve të Kuvendit të Kosovës: Tirana ka një hapësirë të veçantë për të rinjtë nga Kosova
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti ditën e sotme kryetarin e Komisionit të Ligjeve të Kuvendit të Kosovës, Adnan Rrustemi, i cili së bashku me zv/kryetarin dhe anëtarët e këtij Komisioni po kryen një vizitë pune në vendin tonë. Veliaj u shpreh i lumtur për bashkëpunimin në nivel parlamentar dhe lokal mes dy vendeve.
“Jam shumë i lumtur që Adnani, Kryetari i Komisionit të Ligjeve të Parlamentit të Kosovës dhe miqtë e tjerë që përfaqësojnë krejt spektrin politik të Kosovës, janë në Tiranë. Mezi pres që këtë eksperiencë të mirë ta transferojmë edhe në nivel lokal, ku edhe legjislatorët tanë, pra anëtarët e Këshillave Bashkiakë, të mësojnë nga njëri-tjetri. Ka shumë gjëra që në Kosovë janë bërë shumë mirë, ka shumë gjëra që këtu janë bërë shumë mire, dhe nëse secili mëson, atëherë rritemi bashkë edhe jemi më të fortë,” u shpreh Veliaj.
Kreu i Bashkisë nënvizoi së ky vit është një shans për Shqipërinë, por dhe Kosovën, për të prezantuar në Europë vlerat e kombit tonë.