“Është qesharake” që Kosova të shtyhet për kufi
Eksperti për Ballkanin, Daniel Serwer, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, thotë se Kosova nuk duhet të shtyhet me Malin e Zi për çështjen e kufirit, pasi Mali i Zi shpejt do të bëhet anëtar i NATO-s dhe do të ketë fuqinë e vetos për pranimin e Kosovës. Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins, flet edhe për dialogun Kosovë-Serbi, për Gjykatën Speciale.
Daniel Serwer: Nuk shoh asnjë rëndësi në mosmarrëveshjen me Malin e Zi. Nuk besoj se njerëzit seriozë në opozitë shohin ndonjë problem serioz në kontestin kufitar me Malin e Zi. E gjithë kjo ka të bëjë me politikën e brendshme të Kosovës, jo me Malin e Zi. Sipas mendimit tim, politikanët e zgjuar do ta pranonin këtë kufi. Është çmenduri të ketë shqetësime për të. Është edhe më çmenduri të mendohet se dikush në Uashington do të shqetësohet për të. Shtetet sovrane i zgjidhin çështjet me shtetet fqinje sovrane. Kosova e ka bërë këtë me Maqedoninë dhe i ka përmirësuar shumë marrëdhëniet me Maqedoninë. Pres që e njëjta gjë të ndodhë me Malin e Zi. Mali i Zi do të bëhet anëtar i NATO-s dhe është qesharake për Kosovën, që po ashtu synon NATO-n, të shtyhet me një anëtar të NATO-s për kufirin. Mali i Zi, me t’u bërë anëtar i NATO-s, do të ketë fuqinë e vetos për pranimin e Kosovës. Nuk kanë kuptim grindjet për këtë çështje. Çështja e kufirit vetëm po shfrytëzohet politikisht.
Nëse dikush më akuzon mua, unë duhet të shkoj dhe të mbroj veten në gjykatë. Kështu pres edhe nga njerëzit tjerë. Disa njerëz të shquar në Kosovë e kanë bërë një gjë të tillë në të kaluarën dhe ata meritojnë të vlerësohen për këtë. Por, është e qartë se kjo gjykatë ka qëllim të zgjidhë disa probleme me mbrojtjen e dëshmitarëve në veçanti, por edhe me kufizimet në juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, e cila nuk i mbulon ngjarjet pas luftës. I akuzuari do të duhet të shkojë të mbrojë veten dhe dikush mund të jetë i suksesshëm