EULEX arreston Azem Sylan në kufi me Shqipërinë
Ish-deputeti në Parlamentin e Kosovës, Azem Syla është arrestuar. Arrestimi i tij u bë paraditen e së premtes nga EULEX-it.
Deputeti Syla është duke u dërguar në qendrën e ndalimit në Prishtinë, teksa mediat në Kosovë shkruajnë se Azem Syla është arrestuar në kufi me Shqipërinë.
Azem Syla një ditë më parë ka dhënë dorëheqje nga të gjitha përgjegjësitë institucionale. Nëpërmjet një deklarate ai ka bërë të ditur se kjo dorëheqje është e parevokueshme.
Syla dyshohet për krim të organizuar në një hetim të ngritur nga prokuroria Speciale që përfshin gjithsej 50 persona.