EULEX-i në banesën e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00, forca të shumta policore nga njësia e EULEX-it kanë shkuar në shtëpinë e Jakup Krasniqit në Prishtinë, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Arsyeja e pranisë së tyre ende nuk dihet. Efektivët kanë bllokuar rrugën në të cilën gjendet shtëpia e Krasniqit.

Jakup Kraniqi është një nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ku mbajti poste të larta gjatë luftës si zëdhënës i UÇK-së.

Poste të larta Krasniqi kishte edhe pas luftës si kryetar i Kuvendit të Kosovës, ministër dhe të tjera. Ai ishte ministër i Ministrisë së Shërbimeve Publike në Qeverinë e Kosovës e më pas mori postin e të parit të Kuvendit të Kosovës.

Aktualisht Krasniqi është kryetar i Këshillit Kombëtar të Nisma Socialdemokrate.

SHKARKO APP