EULEX mohon të ketë bastisur zyrat e PDK: Nuk gjendemi aty!
EULEX mohon të ketë bastisur sot apo të jetë futur në zyrat e PDK.
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë e cilëson lajmin e sotëm si dezinformim.
Nga ana tjetër EULEX nuk mohon se ka bastisur banesat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit apo Rexhep Selimit dhe zyrtarëve të tjerë të akuzuar për krime lufte.
Ata ndodhen në Hagë tashmë në paraburgum kurse EULEX po kryen operacione në Kosovë bashkë me Prokurorinë Speciale si dhe Policinë e Kosovës.