Europarlamentari francez: Gabim historik njohja e Kosovës. Ajo është çerdhe e krimit dhe ka kryer spastrim etnik
"Parisi ka bërë gabim historik duke e njohur Kosovën".
Kështu ka deklaruar parlamentari evropian nga Franca, Emerique Chopard.
Ai ka thënë se NATO me luftën kundër Serbisë, ka konfirmuar separatizmin shqiptar te BE, e cila ka ndjekur politikën amerikane.
Ai shprehet për gazetën “Veçernej Novosti” të Beogradit, se Kosova kurrë nuk mund të hyjë në BE, pasi sipas tij, "ajo është çerdhe e kriminalitetit dhe ka përgjegjësi për spastrim etnik ndaj serbëve dhe popullatës joshqiptare”, transmeton koha.net.
Sipas fjalëve të tij, nga e gjithë kjo përfiton kryesisht, ShBA, sepse Serbia është vend ortodoks, mike e Rusisë dhe forcë rajonale.
"Shpërbërja e Jugosllavisë ka pasur për qëllim të dobësohet populli serb në favor të të tjerëve.
Prapa të drejtave të minoriteteve janë fshehur interesat strategjike amerikane, por edhe ato gjermane”, ka thënë Chopard.