Eurovision e krahason Kosovën me ISIS

Kosova synon që në një të ardhme të afërt të ketë një përfaqësues të saj në festivalin evropian të këngës, Eurovision, por deri tani, Kosova ynë është i padëshiruar për udhëheqjen e këtij festivali. Madje, Kosova krahasohet me grupin terrorist Shteti Islamik, i njohur ndryshe si ISIS.

Pak ditë para fillimit të Eurovisionit të sivjetmë në Suedi, zyrtarët e festivalit kanë publikuar një listë udhëzimesh e rregullash, që përcaktojnë, ndër të tjera, edhe se cilët flamuj janë të lejuar të përdoren gjatë festivalit, shkruan Gazeta Express.

Flamuri shtetëror i Kosovës figuron në listën e disa flamujve që janë të ndaluar të përdoren në festivalin evropian të këngës në Stokholm – bashkë me atë të ISIS-it.

SHKARKO APP