Exit Poll i Klan Kosovës, ja cili koalicion fiton zgjedhjet

Në orën 19:00 janë mbyllur qendrat e votimit për zgjedhjet e sotme parlamentare në Kosovë, proces ky që nga monitoruesit është vlerësuar i qetë dhe pa incidente të theksuara. Nga të dhënat e publikuara online nga KQZ-ja kosovare, pjesëmarrja në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare deri në oren 19:00 ka qenë 41%, një shifër tejet e ulët kjo edhe për standardet e Kosovës.

Sipas Exit Poll-it të realizuar nga Klan Kosova, që paraqet një projeksion(anketim i votuesve pasi kanë dalë nga vendvotimet) dhe jo rezultate zyrtare, partitë politike në vend, në këto zgjedhje, janë renditur kështu:

PDK-AAK-NISMA: 40.5

Lëvizja Vetëvendosje: 29.9

LDK-AKR-Alternativa: 27.2

Në gjithë Kosovën sot është votuar në 889 qendra votimi me gjithsej 2,490 vendvotime, derisa numri i votuesve të regjistruar ishte 1, 872, 941 votues. Zgjedhjet po vëzhgohen nga mbi 29 mijë vëzhgues nga partitë politike, organizatat joqeveritare, nga Bashkimi Europian si dhe të akredituarit nga ambasadat në Prishtinë.

SHKARKO APP