Exit Pollet e lenë jashtë Kuvendit, NISMA e Limajt: Nuk i besojmë

Nisma Social Demokrate e Fatmir Limajt reagon pasi Exit Pollet e para shprehen se kjo forcë politike nuk e kalon pragun zgjedhor.

Sipas Nismës, Exit Pollet zakonisht nuk e tregojnë trendin e zgjedhjeve.

Reagimi i plotë:

Exit pollet zakonisht tregojnë trendin e zgjedhjeve se cila parti ka mbështetje më të madhe dhe në asnjë rast nuk tregojnë rezultatin në kutitë e votimit!

Saktësia e exitpolleve nuk vlen sidomos për partitë e vogla!

Prandaj, ftojmë komisionerët dhe vëzhguesit e NISMËS që të bëjnë punën e tyre deri në numërimin e votës së fundit!

Sipas informatave tona nga njerëzit tanë në teren, besimi për Nismën Socialdemokrate është rritur nga qytetarët e vendit, prandaj është shumë e rëndësishme që besimi i qytetarëve i dhënë përmes votës të lexohet drejtë dhe të mos cenohet nga askush.

Zyra për Informim e NISMA Socialdemokrate!

SHKARKO APP