Express /Daçic së shpejti në Kosovë

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq pritet të vijë së shpejti për një vizitë në Kosovë.

Ai ka thënë se vizitën nuk po e bën me ftesë të ministrit të jashtëm të Kosovës, Thaçi por do të vijë këtu për të vizituar misionin e OSBE'së, si kryesues i OSBE'së gjatë vitit të ardhshëm.

“Do ta vizitoj misionin e OSBE-së në Kosovë dhe me këtë rast do të takohem edhe me Thaçin. E kam në plan të vizitoj të gjitha misionet e kësaj organizate, dhe me këtë rast do të shkojë edhe në Prishtinë. Kjo nuk është vizitë bilaterale”, ka thënë Daçiq për Novosti.

 

Ai ka thënë se nuk do t’i dërgojë asnjë ftesë homologut të tij Thaçi për takimet e OSBE-së në Beograd, pasi që Kosova nuk merr pjesë në punët e kësaj organizate.

SHKARKO APP