Facebook i liston qytetet e Kosovës si të Serbisë

 

Një nga rrjetet sociale më të përdorura, Facebook-u, ende vazhdon t’i njohë qytetet e Kosovës nën domenin e Serbisë.

E lidhur me një fakt të tillë, është krijuar së fundmi një peticion për ta ndryshuar situatën, në mënyrë që qytetet e Kosovës të figurojnë nën domenin e Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Konkretisht, në peticion drejtuar Facbook-ut nga kosovarët, thuhet:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Facebook, vendosi qytetet e Kosovës në Kosovë, jo në Serbi!

Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 dhe është vendosur në listën e shteteve nga Facebook. Megjithatë, kur njerëzit etiketojnë qytetin e tyre, atyre u del që janë nga Serbia. Ne, qytetarët e Kosovës nuk duam që qytetet tona të listohen nën Serbinë kur bëjmë check-in, prandaj kërkojmë që ta ndryshojë këtë. Vendi ynë është njohur nga më shumë se 105 shtete në mbarë botën dhe kërkojmë nga Facebook ta respektojë këtë”.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?