Familja e Faton Hajrizit padit Albin Kurtin
Familja e Faton Hajrizit ka paditur kryeministrin Albin Kurti, zëvendësin e tij, Besnik Bislimi, deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexha si dhe avokatin Gazmend Halilaj, pasi pretendojnë se i kanë ofenduar kur kanë folur për rastin e anëtarit të tyre të ndjerë.
Artan Hajrizi këmbëngul se vëllai i tij, Fatoni, nuk mund të quhet kriminel. ”Përdorimi i shprehje ofenduese, fyese, me terminologji kriminel nuk njihet në kod dhe literaturë, andaj si avokat nuk e kam pa të arsyeshme që dikush të ketë komoditetin aq më tepër në qeveri, në mbledhjen e qeverisë ku diskutohen planet shtetërore afatgjate aty është keqpërdor etika e postit që përfaqësojnë”, tha avokati i familjes Hajrizi, Gent Gjini.
Familja kërkon që këta persona të tërheqin fjalët e tyre dhe të kërkojnë falje ndërsa u përmend si mundësi edhe kompensimi. Ndërsa nga avokati Gazmend Halilaj që të sqarojë një deklaratë të tij se kush qëndron pas vrasjes së një ushtari rus për të cilin ishte dënuar Faton Hajrizi.
Vëllai i Fatonit, Artani ka qenë i përfshirë në rast pasi dokumentet e tij ishin gjetur në vendin ku ishte vrarë efektiv serb. Ai tha se nuk ka pasur probleme me autoritetet në Kosovë dhe Gjermani dhe po lëviz lirshëm. Faton Hajrizi ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik të këtij viti dhe më pas ishte akuzuar se ka vrarë një polic në Serbi ndërsa u vra nga autoritetet serbe më 19 korrik.