Familja e Vali Korleones nën hetim
Prokuroria Speciale e Kosovës ka nisur hetimet ndaj familjes së Vali Korleones.
Pas bërjes publike të akuzave për shmangie të tatimeve ka reaguar edhe Princ Valentino Corleone.
Corleone, që nuk preferon të quhet thjeshtë një “këngëtar”, thotë se ndaj familjarëve të tij Prokuroria Speciale ka ngritur një aktakuzë pas një denoncimi që është bërë me inat nga konkurrentët.
Ai nuk ka përmendur emra për këtë çështje, shkruan Telegraf.
Corleone është ankuar edhe për mënyrën e hetimit të prokurorisë, ndërsa ka deklaruar se nuk kishte nevojë që të dërgoheshin kaq shumë forca policia për një kontroll të thjeshtë në bizneset e tij.