Familja gjakovare fal “gjakun”, merr fund hasmëria shumëvjeçare

Familja Nivokazi nga Skivjani i ka shtrirë dorën e pajtimit familjes Palokaj nga Firaja e Gjakovës. Hasmëria e këtyre dy familjeve ka marrë fund, dhe këtë akt e ka përshëndetur edhe ministri Pal Lekaj. Sipas tij, hasmëritë nuk na dërgojnë askund, dhe se falja e gjakut është shërim i një plagë.

“Ka ndodhur ajo që gjithnjë e ka karakterizuar traditën tonë shqiptare, shkruan Lekaj në Fb. – Falja e gjakut është shërimi i një plagë. Sot këtë akt human e njerëzor e bënë, familja Nivokazi i Skivjanit të cilët ia falën gjakun e nënës dhe djalit, familjes Palokaj nga Firaja e Gjakovës. Hasmëritë nuk na dërgojnë askund, prandaj si dje, sot e as nesër nuk duhet të ndalemi, të gjithë bashkë si në kohërat e hershme, kur printe plaku i urtë, Anton Çeta, të angazhohemi që të mos kemi asnjë familje shqiptare të hasmëruar./Zeri

SHKARKO APP