Familja Jashari nuk i pret Jahjagën, Mustafën e Thaçin
Krerët e Qeverisë së Kosovës, kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij Hashim Thaçi, nuk janë pritur nga Familja Jashari kur kanë vizituar kompleksin memorial në Prekaz.
Por, nga familja e komandantit legjendar Adem Jashari, jo si zakonisht, nuk është pritur as Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, njofton “Klan Kosova”.
Jahjaga që ka vizituar Prekazin nuk ka dhënë asnjë prononcim për media, kur po qëndronte tek memoriali i dëshmorëve të kombit.