Faza e re e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, strategjia e Bashkimit Europian

Strategjia e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor mund të shërbejë si pikë nxitëse që Kosova dhe Serbia të përfshihen në një fazë të re të dialogut, e cila do të përmbyllej me një marrëveshje përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme.

Kështu është thënë në Tryezën e organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP), ku u publikua analiza me titull “Në kërkim të konsensusit: Dialogu Kosovë-Serbi në kornizën e Zgjerimit të BE-së”, që për autor ka kryeredaktorin e “Kohës Ditore”, Agron Bajrami. Por përfaqësues të partive politike, shoqërisë civile e njohës të raporteve Kosovë-Serbi janë shprehur skeptikë se kjo mund të arrihet shpejt për shkak të tensioneve në terren, sikurse ishte situata me arrestimin e zyrtarit serb për Kosovën, Marko Gjuriç, si dhe kërcënimi i Beogradit e Listës Serbe se do ta shpallin njëanshëm Asociacionin/Bashkësinë e Komunave me Shumicë Serbe.

Autori i analizës, Bajrami, ka thënë se Strategjia e BE-së për zgjerimin në Ballkan i jep dialogut një peshë të shtuar, pasi suksesi në këtë proces përbën kushtin thelbësor për Kosovën dhe Serbinë drejt integrimit në BE.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?