Femrat lidere në botë, mes tyre dhe Jahjaga
Tajvani ka zgjedhur femrën e parë në krye të shtetit në botën kinezisht-folëse të shtunën kur votuesit i dhanë lideres së opozitës Tsai Ing-wen një fitore bindëse.
Më poshtë Reuters sjell një listë të vendeve që kanë femra në krye të qeverisë apo shtetit, në mesin e të cilave është edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, transmeton Koha.net. Data në kllapa tregon vitin kur ato e kanë marrë detyrën.
(Në listë nuk janë të përfshira drejtueset formale të monarkive)
BANGLADESH: Kryeministrja Sheikh Hasina (2009)
BRAZIL: Presidentja Dilma Rousseff (2011)
REPUBLIKA E AFRIKËS QENDRORE: Presidentja e përkohshme Catherine Samba-Panza (2014)
KIL: Presidentja Michelle Bachelet (2014)
KROACI: Presidentja Kolinda Grabar-Kitarovic (2015)
GJERMANI: Kancelarja Angela Merkel (2005)
XHAMAJKA: Kryeministrja Portia Simpson-Miller (2012)
KOSOVË: Presidentja Atifete Jahjaga (2011)
LIBERI: Presidentja Ellen Johnson Sirleaf (2006)
LITUANI: Presidentja Dalia Grybauskaite (2009)
MALTA: Presidentja Marie-Louise Coleiro Preca (2014)
MAURITIUS: Presidentja Ameenah Gurib-Fakim (2015)
NAMIBIA: Kryeministrja Saara Kuugongelwa-Amadhila (2015)
NEPAL: Presidentja Bidhya Devi Bhandari (2015)
NORVEGJI: Kryeministrja Erna Solberg (2013)
POLONI: Kryeministrja Beata Szydlo (2015)
KOREJA JUGORE: Presidentja Park Geun-hye (2013)