Fermeri kosovar “bën xhiro” në mediat botërore; e quan ujkun Trump

Kjo është ferma e Hysni Rexhës, një qytetari nga Gjakova, i cili njihet edhe për faktin se kujdeset për një numër të konsiderueshëm kafshësh mes të cilëve, edhe të disa ujqërve. Ujkun e preferuar, ai ka vendosur ta quaj Trump, pasi siç thotë, aftësitë e tij i kujtojnë në një farë mënyrë ato të Presidentit Amerikan.

Rexha shprehet falënderues për rolin e amerikanëve gjatë luftës së Kosovës. Fermeri nga Gjakova megjithatë shpjegon se dashuria për kafshët bëri që ai të mos e braktiste shtëpinë edhe gjatë konfliktit të armatosur.

Kosova mbetet një prej vendeve më pro amerikane, ndërsa sipas një studimi të bërë nga Gallup gjatë këtij muaji, rreth 75% e qytetarëve kosovarë mbeten mbështetës të administratës Trump.

Shumë qytetarë gjithashtu i kanë quajtur djemtë e tyre Klinton, në shenjë mirënjohjeje ndaj vendimit amerikan për të zmbrapsur ofensivën serbe. Rasti i Hysni Rexhës ka bërë xhiron në mediat ndërkombëtare, ndërsa fermeri ka edhe një sërë kafshësh të tjera të veçanta për të cilat kujdeset, sikurse duket edhe nga këto pamje.

SHKARKO APP