Feston 39-vjetorin e lindjes, urimi i veçantë i Metës për Vjosa Osmanin

Ditën e sotme, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani feston ditëlindjen. Ajo mbush 39 vjeçe. Një urim i veçantë Presidentes i ka ardhur nga homologu i saj në Shqipëri, Presidenti Ilir Meta. Teksa ka publikuar një foto ku shihet me Osmanin, Meta shkruan:

“Edhe 100 pranvera të tjera për Vjosën sot në ditëlindjen e saj!”

Kujtojmë që Vjosa Osmani është Presidentja e dytë e Kosovës pas Atifete Jahjagës.

Vetëm disa javë më parë ajo u votua nga Kuvendi për Presidente.
Gjithashtu në këtë moshë të re ajo doli kandidatja më e votuar në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit ku mori mbi 300 mijë vota.

SHKARKO APP