“Financial Times”: Thaçi e Vuçiç drejt marrëveshjes për shkëmbim territoresh

Në analizën e fundit “Plani ballkanik që meriton mbështetjen e të matur”, Financial Times merret me çështjen e rrezikut dhe përfitimeve të idesë së presidentit të Serbisë dhe atij të Kosovës, Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçi, për një korrigjim të mundshëm të kufijve dhe shkëmbimin e territoreve.

Në artikullin e saj, kjo e përditshme shkruan se “Manipulimi me kufijtë në Ballkan është më i rrezikshëm e në çdo pjesë tjetër të Evropës. Megjithatë, presidenti i Serbisë, Aleksnadar Vuçiç dhe homologu i tij kosovar Hashim Thaçi, po lëvizin drejt një marrëveshje të rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve midis ish-republikës Jugosllave dhe provincës së saj të mëparshme, duke përfshirë këtu çështjen e kufijve dhe një shkëmbimi të territoreve”, transmeton Telegrafi.

Më tej në artikullin e të përditshmes britaneze, të cilin e ka shpërndarë presidenti Thaçi përmes Twitterit personal, thuhet se një marrëveshje e tillë mund t’i ndihmojë Serbisë në rrugën e saj për t’iu bashkuar BE-së dhe Kosovës për t’u bërë kandidate formale për anëtarësim.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Detajet nuk janë bërë të ditura, por të dy presidentet thuhet të kenë diskutuar rreth shkëmbimit të territoreve, kryesisht veriun e Kosovës të populluar me serbë, për një pjesë të Luginës së Preshevës, të populluar kryesisht nga shqiptarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kosova duhet të nxisë pesë vendet anëtare të BE-së që të njohin pavarësinë e saj dhe të inkurajojë vendet e tjera në nivel global që të bëjnë të njëjtën gjë, duke bërë të mundur që Kosova të bashkohet me institucionet kyçe ndërkombëtare si OKB-ja dhe INTERPOL-i”, shkruan e përditshmja britanike.

Kjo e përditshme më tej shkruan se lëvizja e të dy vendeve drejt anëtarësimit në BE do të forconte reformat demokratike dhe ekonomike, dhe do të dërgonte një sinjal më të gjerë se integrimi i Ballkanit në institucionet euroatlantike, sado i ngadaltë, vazhdon.

“Por, në të njëjtën kohë, ka shumë gracka potenciale. Një marrëveshje për shkëmbim territoresh mund t’i shtyjë serbët të largohen nga pjesa e tjetër e Kosovës, duke e kthyer atë në një shtet shqiptar mono-etnik.

Shumë qytetarët të Kosovës kanë shprehur shqetësimin e tyre se presidentët Vuçiç dhe Thaçi, e kanë më shumë për interesat e tyre politike, sesa për vullnetin e popullit.

Zyrtarët e SHBA-së dhe BE-së janë gjithnjë e më ‘të ngrohur’ për planin. Megjithëse kancelarja gjermane Angela Merkel kritikoi idenë, duket se qëndrimi i Berlinit po zbutet”, shkruan gazeta britanike.

“Pasoja më e rrezikshme mund të ishte inkurajimi i liderëve të tjerë dhe njerëzve nga rajoni i ish-Jugosllavisë, kryesisht serbëve nga Bosnja, për të rikthyer kufizimet që nuk u pëlqen”, paralajmëron Financial Times.

Në këtë rast, nëse presidentët mund të arrijnë një marrëveshje, përfitimet e mundshme për Kosovën, Serbinë dhe rajonin e gjerë do të jenë të mjaftueshme për të merituar mbështetjen e nevojshme ndërkombëtare. /Telegrafi/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?