Fitorja e PS në zgjedhje – Thaçi uron Ramën: Përtej garës partiake fitoi Shqipëria dhe shqiptarët

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije Thaçi në një postim në fb, ku nënvizon se përtej garës partiake, mbarëvajtja e zgjedhjeve të lira dhe demokratike ishte një fitore për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

Thaçi: Sot urova Kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe mikun tim, Edi Ramën, për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit.

Përtej garës partiake, mbarëvajtja e zgjedhjeve të lira dhe demokratike ishte një fitore për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

Prandaj, uroj të gjitha institucionet shtetërore të Shqipërisë për suksesin e arritur dhe jam i sigurt se bashkëpunimi vëllazëror dhe institucional me Shqipërinë do të intensifikohet edhe më shumë. HTH

SHKARKO APP