Fitorja historike e Vetëvendosjes, qytetarët presin drejtësi dhe punësim
791.288 qytetarë në Kosovë, iu drejtuan qendrave të votimit për të shprehur vullnetin e tyre për ndryshim në zgjedhjet e 14 shkurtit një pjesëmarrje e lartë krahasuar me zgjedhjet e tjera. Kjo do të mbahet mend dhe si fushata elektorale më e shkurtër në historinë e vendit që zgjati vetëm 10 ditë. Paçka temperaturave qytetarët e Kosovës ishin te vendosur që të kontribuonin me votë në këto zgjedhje. Të parët që iu drejtuan qëndrave të votimit, ishin liderët e partive politike.
Votimet u mbajtën nën masa të shumta sigurie për të shmangur rritjen e shkallës së infektimeve nga Covid-19. Pavarësisht se në disa raste ka pasur shkelje të këtyre masave qytetarët shprehen se gjatë votimit janë respektuar masat dhe kufizimet. Mendimin e tyre me votë e kanë shprehur edhe personat të cilat ishin të infektuar me Covid-19, ose të sëmurë në spitale, mjaft që të kishin dërguar tre ditë para zgjedhjeve një kërkesë, për votim nga shtëpia apo spitali ku gjendeshin.
Lëvizja vetëvendosje arriti një fitore historike në këto zgjedhje plot 378.550, qytetarë votuan forcën politike të drejtuar nga Albin Kurti. Duke i dhënë atij një shumicë prej 47,86% të votave rreth 205 më shumë se në zgjedhjet e 6 tetorit të 2019. Në fjalimin e tij të para mbështetësve Kurti tha se zgjedhjet ishin referendum.
Fitorja e Albin Kurtit ka ngjallur reagime të shumta në politikën ndërkombëtare, të cilët shpresojnë në një stabilizim të situatës politike në vend dhe vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi. Një ndër ta ishte presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i cili uroi presidenten në detyrë Vjosa Osmani dhe tha se mezi pret të punojë me qeverinë e re me objektiv kryesor njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.