Flamuri i ISIS shfaqet në Prishtinë
Policia e Kosovës gjatë një patrullimi në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë të enjten në mëngjes ka gjetur një flamur të ISIS-it.
Sipas një raporti policor, të cilin e posedon “Zëri”, një flamur me simbole religjioze ishte vendosur në shtyllë të semaforave, me një mbishkrim në gjuhën arabe.
“Dyshohet se flamuri kishte simbole të organizatës terroriste ISIS. Në vendin e krimit, njësiti policor kundër terrorizmit e ka bërë egzaminimin e kamerave, të vendosura në ndërtesat përreth, ku kanë vërejtur tre të dyshuar me pantollona të shkurtëra duke e vendosur flamurin e ISIS-it në shtyllën e semaforave”, shkruan mes tjerash në raportin policor që e posedon.