Flamuri i Kosovës në katedralen e ”Notre Dame” në Paris

Ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, ka bërë të ditur se për herë të parë është ngritur flamuri i Kosovës në katedralen Notre Dame të Parisit.

Flamujt e shumë shteteve janë vendosur në katedralen franceze për të shënuar 100-vjetorin e Luftës së Parë Botërore.

“Për herë të parë, flamuri i Kosovës u ngrit në katedralen Notre Dame të Parisit në kuadër të përkujtimeve të Njëqindvjeçarit të fundit të Luftës së Parë Botërore”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?