“Flamuri i Rugovës të bëhet i Kosovës”
Kryetari i Nderit i LDK-së, Fatmir Sejdiu i ka kërkuar Isa Mustafës ta mbajë premtimin dhe ta bëjë Flamurin e Dardanisë Flamur Shtetëror të Republikës së Kosovës.
Sejdiu ka thënë se edhe himni i Kosovës duhet të zëvendësohet me atë “Kur ka ra Kushtrimi në Kosovë”.
“Mustafa duhet të realizojë atë që e ka thënë para qytetarëve të Kosovës, duhet të kthejë flamurin e Dardanisë, atë që është simbol i Lidhjes Demokratike të Kosovës… apo të bëjë himnin “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë”, ka thënë Sejdiu, në një deklaratë për RTK-në.