Flasin dy nga të mbijetuarit e aksidentit në Kroaci: Gjithçka ndodhi brenda një minute!
Dy prej të mbijetuarve nga aksidenti tragjik që u shënua mëngjesin e sotëm në Kroaci, kanë folur për mikrofonat e mediave kosovare dhe kanë përshkruar momentet që përjetuan.
Njeri prej tyre tha se gjithçka ka ndodhur brenda një minute dhe se shoferët ndërroheshin kohë pas kohe, duke shtuar se kanë qenë në gjumë.
“Ka ndodh brenda një minute. Vetëm kemi parë se është rrëzuar autobusi. Kemi parë kiamet. Shoferët kanë qenë në gjumë. Ata janë ndërruar kohë pas kohe”, ka thënë njëri prej të mbijetuarve.
“Autobusi ka shkuar zvarrë diku rreth 100 metra. Të lënduarit janë më mirë”, shtoi një tjetër person që ishte në autobus.