Flet deputetja në kërkim, Albulena Haxhiu: Theqafja e pashmangshme e regjimit!
Deputetja e lëvizjes Vetëvendosje, e cila nuk është e pranishme në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, thotë se këto ditë dhe orë qytetarët po përjetojnë dhunën e shfrenuar të një regjimi që sipas saj, “tashmë jo vetëm i ka braktisur ata dhe interesat e Republikës, por është kthyer kundër”.
“Kokëfortësia në dukje dhe brutaliteti i regjimit diktatorial në fakt është panik nga theqafja e pashmangshme e tyre,” shkruan Albulena Haxhiu, në një postim në Facebook.
Haxhiu është në mesin e deputetëve të Opozitës për të cilën është lëshuar fletë-arrest dhe po kërkohet nga policia për hedhjen e gazit lotsjellës në seancat e kaluara.