Flet gazetari i dhunuar: E di kush më sulmoi

Gazetari dhe kryeredaktori i gazetës online “Insajderi”, Vehbi Kajtazi, para pak çastesh ka dalë nga QKUK-ja dhe ka dhënë deklaratën e tij të parë pas sulmit. Ai ka thënë se sulmi ndërlidhet me shkrimet e tij dhe se e din kush e ka sulmuar, por se për shkak të hetimeve është herët që të flasë.

“E di kush me ka sulmuar, dhe rasti lidhet me punën time, pra shkrimet e mia. E njoh kush më ka sulmuar por për shkak të hetimeve nuk mund të flasë. Tani pres nga Prokuroria dhe Policia që ta zbardhin rastin”, ka thënë Kajtazi.

Ai është liruar nga QKUK nën shoqërimin e Policisë, raporton Gazeta Blic. Policia e Kosovës  dhe prokuroria e intervistuan Kajtazin në lidhje me sulmin  brenda QKUK-së.

Ndërkohë që Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth sulmit fizik ndaj Vehbi Kajtazit:

Sot rreth orës 14:30, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, një person është sulmuar dhe rrahur nga persona të dyshuar.

Bëhet fjalë për viktimën: V. Kajtazi, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për të marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor.

Ndërlidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacionin policor një person për ta intervistuar në lidhje me ngjarjen në fjalë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje, me një fokus të veçantë për identifikimin e personave të dyshuar.

Aktualisht në koordinim me prokurorin e shtetit po kryhen veprimet e fazës fillestare hetimore për të proceduar më tej në fazat e tjera.

Gazeta Express

SHKARKO APP