Flet vëllai i kryeministrit Mustafa: Ja pse kërkova azil
E gjithë Kosova e mori vesh se Ragipi është vëllai i kryeministrit Isa Mustafa.
Por lajmi për të mori jehonë falë gjendjes së tij të rëndë shëndetësore dhe kërkesës që ky bëri për azil në Gjermani, në kohën kur shefi i qeverisë po kritikonte çdo kosovar që zgjodhi një rrugë të tillë.
E 58-vjeçari pranon se u detyrua që këtë ta bëjë për të gjetur shërim për kancerin nga i cili vuan tash e 12 vjet, pasi nuk gjeti shërimnë vendet fqinje.
Në kësi rrethanash, ai kërkoi shërim në Zvicër e Gjermani
Por vëllai i vogël i kryeministrit Mustafa, thotë se për një kohë të gjatë punoi e jetoi në Bullgari, ku edhe e ka fituar të drejtën e nënshtetësisë, gjë që ia ka mundësuar të lëviz lirshëm në shtetet e Bashkimit Evropian.
Mirëpo në Gjermani nuk qëndroi më shumë se 4 ditë, por u kthye pa e pritur përgjigjen për azilin e kërkuar.
Aktualisht, Ragipi i cili jeton vetëm me gruan, me pensionin që merr thotë se ble barnat që i nevojiten. Teksa u ndihmua edhe nga vëllezërit, përfshirë edhe Isën.