Fluturimet Beograd-Prishtinë, Vuçiç nuk sheh pengesa

 

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç përuroi një objekt të ri në aeroportin e këtij vendi në Beograd.

Ai, me këtë rast ka thënë, se qëllimi është që në vitin 2016 kompania shtetërore ajrore serbe Air Serbia, të fluturojë në aeroportin Prishtinës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse kjo dëshirë e kryeministrit serb për kompaninë ajrore të Serbisë do të realizohet, nuk dihet se a do ta pengojë kompaninë fluturuese të Beogradit emërtimi i aeroporti të Prishtinës “Adem Jashari”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Emri Ademi Jashari ka bllokuar librat e Kosovës që janë dërguar nga MAShT –i si donacion për nxënësit shqiptarë të Luginë së Preshevës e që prej pesë muaj mbahen në terminalin doganor të Preshevës.

Beogradi zyrtar kishte thënë se në Serbi nuk mund të mësohet në librat që flasin për Adem Jasharin dhe për pavarësinë e Kosovës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?