Fluturimet Prishtinë-Beograd, Lekaj: Jo kushtëzime për taksën

Marrëveshja për rikthimin e fluturimeve të drejtpërdrejta Prishtinë-Beograd, po konsiderohet një hap pozitiv për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Drejtues të institucioneve në vend thonë se kompania Lufthansa do të çelë korridorin e ri ajror, por detajet e tjera lidhur me marrëveshjen nuk janë të qarta.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj thotë për ”Kosova Press”, se heqja e taksës, si kompromis për nënshkrimin e marrëveshjes nuk është diskutuar në asnjë rast. ”Asnjëherë nuk është diskutuar heqja e taksës, sepse në këtë pikë nuk do të kishim bërë kurrë kompromis”.

Duke shtuar se shumë shpejt do të vendosen fluturime edhe me Shqipërinë, Lekaj tha se “po insistojmë që të marrin përgjegjësi edhe për hapësirën e ulët, që për momentin është në përgjegjësinë e NATO-s, jemi në diskutime”.

SHKARKO APP