FOTO/ Huliganët serbë përdhosin bustin e Skënderbeut në Gjenevë dhe sulmojnë Haradinajn

Mërgimtarë në Gjenevë kanë njoftuar redaksinë e ATSH dhe se sot në orët e para të mëngjesit rastësisht kanë parë bustin e Skënderbeut të demoluar dhe mbuluar nga balta e bora.

Kurse pranë bustit te tij kane gjetur edhe disa  fotografi të copëtuara të Ramush Haradinaj me mbishkrimin “Criminal”, ku ish-kryeministrit i Kosovës shihet me uniformë të UCK-së.

Rasti i këtij sulmit të heroit të  kombëtar Skënderbeut dhe Haradinajt ka shokuar dhe është dënuar nga komuniteti shqiptar në Gjenevë.

Sipas agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë”, sulmuesit mund të jenë serbë.

Para nja 10-15 minuta, pasi kemi vërejtur Skënderbeun në këtë gjendje dhe fotografi të Ramushin në tokë të shqyera, pak më lartë kemi dëgjuar persona duke folur më duket serbisht apo rusisht”, citohet një shqiptar nga Presheva Jonë.

Se kjo është vepër e huliganeve serbe, dyshimet i shton dhe më shumë fakti se sulmi kundër Skënderbeut ndodh pasi shqiptarët nga Kosova dhe Presheva i vunë flakën në Gjenevë flamurit serb për shkak arrestimit te Hardianjt në Francë dhe diskriminimit te shqiptareve në Luginën e Preshevës.

SHKARKO APP