FOTO/ Ish- ministri i Infratrukturës në Kosovë mes 101 të shëruarve sot nga COVID-19: E kaluam edhe këtë, po i kthehemi normalitetit
Ish- ministri i infrastrukturës së Kosovës, nga radhët e LDK, Lumir Abdixhiku ka bërë me dije se ai është mes 101 të shëruarve nga COVID-19 ditën e sotme.
Abdixhiku thekson se sot u njoftua se ai bashkë më gruan janë të shëruar plotësisht nga COVID-19 dhe po i rikthehen normalitetit.
Në fakt disa politikanë u infektuar me COVID-19 në Kosovë teksa vendi sa vjen e po përkeqësohet sa i përket shifrave të të infektuarve dhe viktimave.
STATUSI NGA LUMIR ABDIXHIKU
E kaluam edhe këtë. Sapo u njoftuam nga IKSHPK se jemi në mesin e të shëruarve të sotëm në Kosovë.
Kështu, ngadalë e më në fund, po i kthehemi normalitetit. Faleminderit secilit për kujdesin e treguar në gjithë këtë kohë. Na e bëtë përballjen shumë më të lehtë.