FOTO/ Madagaskari njeh Kosovën shtet, çmenden serbët. Ja çfarë shkruajnë mediat
Një ditë më parë ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli njoftoj se zyrtarisht Madagaskari ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Ndonëse homologu serb i Pacollit, Ivica Daçiç ka paralajmëruar se edhe disa shtete që e kane njohur deri më tani Kosovën, do të tërhiqen nga ky vendim, ajo që ka ndodhur ditën e djeshme i ka goditur rëndë serbët.
Njohja e Kosovës nga Madagaskari është bërë edhe kryelajmi i mediave serbe, të tilla si Tanjug, B92, blic, Telegraf, Novosti e të tjera.
Në të gjitha këto media raportohet paralajmërimi i Behgjet Pacollit se Madagaskari ka njohur Kosovës, dhe tashmë njohjet e Kosovës kanë arritur numrin 115.