FOTO/ Mori peng të riun me armë zjarri, arrestohet 40-vjeçari në Shkodër (Emri)

Një 40-vjeçar në Shkodër është arrestuar pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës pas ka marrë peng nën kërcënimin e armës një person.

“Më datë 15.04.2017, rreth orës 17:30, njoftohemi se në fshatin Broj Njësia Administrative Këlmend,  shtetasi Nikë Volaj dyshohet se ka marrë peng nën kërcënimin e armës shtetasin F. V. 26 vjeç banues në fshatin Broj,” shkruhet në njoftimin e policisë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur  shërbimet e Komisariatit Policisë Malësi e Madhe dhe  në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër pas një negocimi, kanë bërë të mundur arrestimin e 40-vjeçarit Nikë Volaj.

Pas arrestimit u bë dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i armës së zjarrit,  Automatik  me një krëhër me fishkë. Paraprakisht dyshohet se arsyeja e pengmarrjes është për motive të dobëta. Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

/BW

 

SHKARKO APP