FOTO/ Pasi piu kafen, polici vret veten në tualetin e lokalit. Dëshmitë nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Gjilan të Kosovës, ku një oficer policie i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvrarë me pistoletën e shërbimit. Ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 18:00 në lagjen Dheu i Bardhë, në Gjilan. Mediat kosovare raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet B. I., 43 vjec.

Dëshmitarët që ishin në lokal kanë thënë për Express se nuk kanë ndjerë zhurmën e armës. Po ashtu ata pohuan se pasi polici kishte pirë kafe, kishte shkuar në tualetin e lokalit dhe aty kishte vrarë veten.

Viktima ishte babai i tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali. Ndërkohë, policia po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, raporton gazeta Express.
1_1523297821-9847610

2_1523297821-5204247

3_1523297821-4710783 (1)

3_1523297821-4710783

5_1523297821-8565791

SHKARKO APP